Pas 6 orësh Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë nga Prokuroria Speciale në Hagë ku është intervistuar nga prokurorët që kanë ngritur aktakuzën ndaj tij.

Ai ka deklaruar se Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

“Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorit. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Artikulli paraprakRAPORTI I DASH PËR TERRORIZMIN MË 2019: SHQIPËRIA VIJOI TË MBËSHTESË PËRPJEKET NDËRKOMBËTARE KUNDËR TERRORIT, KONTRIBUOI NË MPOSHTJEN E ISIS
Artikulli tjetërGJYQI ME RAMËN, AKUZA E ALBANA VOKSHIT: GJYKATA NËN KONTROLLIN E KRYEMINISTRIT, JA 3 PROVAT QË U REFUZUAN