Tre vajza, dy të mitura dhe një e re, në Kamëz, akuzohen për një plagosje me dashje, në bashkëpunim.

Burime nga komisariati i Policisë nr. 5, të kamzës, bëjnë të ditur se dje, u arrestua në flagrancë e reja D. Sh., 28 vjeçe, ndërsa u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dy vajzat e mitura F. Sh., dhe O. Sh., vjeç 17 e 15, banuese në Kamëz.

Policia nuk jep më shumë detaje për veprën kriminale të dyshuar, si të kryer nga këto vajza, të cilat janë motra midis tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasja D. Sh., vjeçe 28, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset e mitura F. Sh., dhe O. Sh., vjeç 17 e 15, banuese në Kamëz. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.