Sezoni i ri në Velipojë i ka gjetur pushuesit të kënaqyr përsa i përket cilësisë së ujit dhe pastërtisë. I krahasuar me vitet e kaluara, pjesa më e madhe e tyre janë të mendimit se përkujdesja këtë vit ka qenë me e madhe.

 

Të ardhur kryesisht nga Kosova, pushuesit shprehen se Velipoja tashmë është kthyer në një destiancion të preferuar, ndërsa pjesa më e madhe e tyre rikthehen sërish.
Pushuesit gjithashtu janë të kënaqur edhe përsa u përket çmimeve, jo vetëm të shezlloneve, por edhe të hotelerisë dhe shërbimeve të tjera. Çmime normale dhe pa abuzime, si në vitet e kaluara.

 

Një pjesë e pushuesve janë të mendimit se në Velipojë mungojnë alternativat e tjera, përveç detit. Sipas tyre, nuk ka një argëtim ndryshe, sidomos për moshat e reja. Velipoja është destinacioni më i mirë veror i bashkisë Shkodër.

 

Strategjia kryesore është rritja e numrit të pushuesve nga viti në vit. Abuzimet me çmimet kanë marrë fund. Shërbimi tashmë është më i kualifikuar.