Një tjetër person është arrestuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit Edmond Jonuzi në Londër.

35-vjeçari, vdiq më 9 Qershor pasi u qëllua disa herë me thikë. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, në stacionin e metrosë Turnpike Lane në veri të Londrës.

Policia Metropolitane tha se një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e tij. Ndërkohë, si pasojë e hetimeve edhe tre persona të tjerë, shkruan BBC, akuzohen si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Jonuzi jetonte në Londër. Ekspertët mjekoligjorë pas autopsisë dolën në konkluzionin se 35-vjeçari humbi jetën për shkak të goditjeve me thikë.

Dyshimet e para ishin se Jonuzi u vra pas një sherri mes dy grupeve rivale, por hetimet që po kryhen nga detektivët e Komandës së Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit britanik nuk kanë arritur akoma në një përfundim të saktë se kush ka qenë arsyeja që vdiq 35-vjeçari.