Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO,

ditë e cila përkon edhe me 20-vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se jemi mirënjohës SHBA dhe NATO për këtë kontribut dhe shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ditë e cila përkon edhe me 20-vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se jemi mirënjohës SHBA dhe NATO për këtë kontribut dhe shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakREALI I MADRIDIT ARRIN AKORDIN ME TALENTIN SHQIPTAR
Artikulli tjetërPRESIDENTI GREK KËRCËNON SHQIPËRINË: SJELLJET NDAJ PAKICËS GREKE, PENGESË PËR INTEGRIMIN NË BE