1000 fidanë të rinj i janë shtuar kurorës së gjelbër në zonën e Taraboshit, pas nismës së ndërmarrë në kuadër të Ditës së Tokës nga Bashkia Shkodër, organizatat e shoqerise civile dhe nxenesit e shkollave të qytetit. I pranishëm në këtë aksion ka qënë N/Kryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, I cili në një interviste per mediat ka vleresuar këte inisiative masive që ndermerret ne kete zone te qytetit të Shkodrës.

Mirsad Basha, drejtues i organizates ambjentaliste “Eko Mendje”, thekson se ky eshte aksioni I 66-të që ndermerret nga vullnetaret në këtë zonë, e cila synon që në bashkëpunim me bashkinë të kthehet në një park rekreacioni për qytetarët.

Vullnetarët dhe nxënesit e 5 shkollave të qytetit të Shkodrës, kanë qënë bashkë në këtë inisiative e cila shërben edhe si sensibilizim ndaj të gjithëve për të shtuar pyllëzimin ne këtë pikë të qytetit të Shkodrës që ofron ndoshta pamjen me magjepsese të saj.

Artikulli paraprakFATMIR SEJDIU PROMOVON LIBRIN “ORA E KOSOVËS”
Artikulli tjetër135 TË BURGOSUR PËRFITOJNË AMNISTI NË BURGUN E REÇIT