Ekipi shqiptar ka përfunduar operacionin e kërkimshpëtimit në Turqi, ku për 11 ditë ofruan ndihmën e tyre për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit e tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Kryeministri Edi  Rama përmes një statusi në ‘Facebook’, shkruan se 3 skuadrat shqiptare janë kthyer në atdhe duke marrë me vete mirënjohjen e popullit turk për ndihmën e dhuruar.

“Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor, të cilët përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi. Ata kthehen në atdhe, duke marrë me vete respektin e mirënjohjen e popullit turk, të mediave e të autoriteteve turke, që njëzëri e kanë vlerësuar Shqipërinë si vendi i vogël me zemër të madhe”- shkruan Rama.“Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor, të cilët përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi.

Artikulli paraprakPELESHI: KRENARË PËR EKIPET E KËRKIM-SHPËTIMIT QË NDIHMUAN TURQINË
Artikulli tjetërNDALEN INVESTIMET, SHTOHEN SHITJET/ PJESA DËRMUESE E NDËRMARRJEVE SHQIPTARE JANË BIZNES ME PAK PUNËTORË