14 qershori është dita botërore që u kushtohet dhuruesve të gjakut.

Në kuadër të kësaj, kryqi i kuq në Shkodër ka dalë me thirrjen për qytetarët që numri i dhuruesve vullnetarë të rritet gradualisht. Gjatë këtij viti, nga Kryqi i Kuq janë regjistruar të paktën 200 dhurues vullnetar. Gjinaj ftoi çdo qytetar që të bëhet pjesë e seancave të dhurimit të gjakut, kjo me qëllim shpëtimin e personave që vuajnë nga talasemia por jo vetëm.

Ndër vite, Kryqi i Kuq shqiptar ka ftuar të gjitha organizatat dhe institucionet të japin mbështetjen e tyre duke nxitur personelin dhe anëtarët të dhurojnë gjak rregullisht. Çdo qytetar gjithashtu mund të bëhet pjesë e grupit të dhuruesve vullnetar të gjakut.

Artikulli paraprakNUMËRUESI I TRETË, LSI MERR TAVOLINAT ME NUMËR ÇIFT, PDIU ATO TEK
Artikulli tjetërSHËRBIME DHE ILAÇE FALAS NË SHKODËR