Një 18-vjeçare, nxënëse në shkollën ‘Jani Minga’ në Vlorë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë, kur Gerta Kasa ishte në provim dhe mësohet se fillimisht ka humbur ndjenjat në bankë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e saj është tentuar që t’i bëhej frymëmarrje artificiale, ndërkohë që kur e kanë nisur për në spital nxënësja ka qenë thuajse pa puls.
Ajo jetonte me gjyshen e saj dhe mësohet se vuante nga epilepsija.

Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit Vlorë mësuesen kujdestare dhe shoqet e klasës.

Ndërkohë 18-vjeçarja do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes së saj. Një ngjarje e rëndë ka goditur mesditën e sotme shkollën e mesme ‘Jani Minga’ në Vlorë. Një nxënëse ka humbur ndjenjat në klasë.

Ajo është transportuar me urgjencë për në spitalin e Vlorës, por fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës.Nxënësja që ka humbur jetën është identifikuar si Gerta Kasa.

Mjekët e spitalit të Vlorës kanë bërë të ditur se, nxënësja vuante nga epilepsia, që besohet se ka sjellë edhe vdekjen e saj.

Pas kësaj ngjarje, shkolla ‘Jani Minga’ është përfshirë nga paniku dhe është ndërprerë mësimi.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, RAMA MESAZH EUROPËS DHE MACRON: NA DETYROHENI
Artikulli tjetërMAKINA PERPLASET NE AUTOSTRADË, HUMB JETËN SHQIPTARI 22-VJEÇAR