Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Marousi të Athinës, në Greqi, ku një 19 vjeçar është vrarë nga tre persona të paidentifikuar.

I riu ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij. Ata po qëndronin në një park rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ku u sulmuan nga tre autorët.

19-vjeçari u qëllua me thikë në kraharor dhe në bark, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen. Policia greke dyshon se shkak i vrasjes mund të ketë qenë skenari i një grabitje. Ky variant mbështetet edhe nga versioni i dhënë në polici i vajzës 18-vjeçare që shoqëronte viktimën.

Ajo u tha hetuesve se autorët i kërkuan paratë dhe celuarin të riut. Gjithashtu ajo deklaroi para policisë se të tre të dyshuarit kishin vendosur kapuç në kokë. Megjithatë policia nuk përjashton as pistën e larjeve të hesapeve.

Hetuesit janë duke kërkuar për dëshmitarë të tjerë që mund të kenë parë ngjarjen dhe të japin informacione të vlefshme.

Artikulli paraprakVRITET BRUTALISHT SHQIPTARI NË EKUADOR DHE GRUAJA E TIJ
Artikulli tjetërQËLLOHET ME ARMË ZJARRI NË KOKË SHQIPTARI