Izraeli dhe Kosova barazuan 1-1 në raundin e parë kualifikues të Europianit 2024 për grupin I. Dardanët shënuan të parët, teksa nuk mundën të mbanin epërsinë dhe e pësuan në pjesën e dytë. Skuadra e Giresse u ndal edhe nga VAR, me teknologjinë që anulloi golin e Rashicës për prekje të topit me dorë.

Ndeshja nisi mirë për Kosovën në “Bloomfield Stadium” në Tel-Aviv, me Rashicën që detyroi kapitenin Dasa në të 36 minutë të shënonte autogol para 29 mijë tifozëve. Dardanët ia dolën të mbanin avantazhin në pjesën e parë, teksa në të dytën e pësuan me Peretz në të 56 minutë. Ka qenë një gabim në vendosje ai që i kushtoi Kosovës për golin e pësuar. Vlen për t’u theksuar se në minutën e 49 të ndeshjes, VAR i prishi festën e golit të dytë Kosovës. Milot Rashica mori një asist fantastik nga Muriqi, me sulmuesin e Galatasaray që e dërgoi sferën në rrjetë, por pas ndërhyrjes së teknologjisë gjithçka u anullua për prekje të topit me dorë.

Me këtë barazim, Kosova mban vendin e dytë në grupin I me një pikë, duke u renditur pas Zvicrës kryesuese që ka tre pikë.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 22 RASTE TË REJA
Artikulli tjetërPËRFUNDON MBLEDHJA E KRYESISË SË PS, JA EMRAT E KANDIDATËVE PËR SECILIN QARK