STATUSI I PLOTE I KRYEBASHKIAKES SE SHKODRES, VOLTANA ADEMI

🇦🇱Vitet kalojnë por disa ngjarje rikthehen të freskëta në mendje, sidomos kur i ke përjetuar në vetë të parë.

29 vjet më parë, 2 prilli nisi si një ditë e zakonshme pranvere por u shënjua dhe shënjoi fort në fatet e Shqipërisë. Nxënës dhe studentë, punëtorë, qytetarë të Shkodrës, nga të gjitha moshat dhe përkatësitë sociale, iu vunë përballë diktaturës që në grahmat e fundit ishte më e rrezikshme se kurrë.

Përballë autoblindave, sampistëve me skafandra dhe me kallashnikovë në dorë, u vunë shkodranët. Sepse ishte momenti që pas 45 viteve diktaturë, ti thuhej stop njëherë e mirë regjimit që e ktheu Shqipërinë tonë në një kamp përqendrimi të rrethuar me klone e tela me gjemba.

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë vlera merr “2 Prill 1991”, aq më të paharruar bëhen Dëshmorët e Demokracisë, katër bijtë e mirë të Shkodrës tonë Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu.

Detyra jonë sot e deri sa të jemi gjallë është, që jo vetëm ti nderojmë, kujtojmë e përkulemi para tyre, por edhe tu tregojmë të rinjve e të rejave kalvarin që përjetuan prindërit tanë, sakrificat deri në dhënien e jetës për të rrëzuar diktaturën!

Shkodra nuk i harron kurrë HERONJTË E VET!

#2Prill1991
#2Prill2020

 

Artikulli paraprak2 PRILLI, IZMIRA ULQINAKU: NDERIM PERJETE DESHMOREVE QE DHANE JETEN PER SHQIPERINE DEMOKRATIKE
Artikulli tjetërRAMA: KANTIERET TË RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE, TË RESPEKTOHET DISTANCA MES PUNONJËSVE