Me afrimin e festave të fundvitit, në pikën e kalimit kufitar Muriqan pritet të rritet edhe fluksi I lëvizjeve për shkak të emigrantëve të shumtë që kthehen të kalojnë festat me familjarët e tyre, po ashtu edhe turistë të ndryshëm të cilët zgjedhin një nga qytetet e Shqipërisë për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Vetëm në 3 ditë rreth 20 mijë shtetas kaluar përmes kësaj pike, ndër të cilët, mbi 10100 kanë qenë shtetas të cilët kanë udhëtuar përmes Malit të Zi apo edhe shteteve të tjera europiane.

Duke marrë parasysh ofertën turistike nga shumë shtete në këtë peirudhë të vitit, shumë shtetas shqiptar zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit, ndërkohë që shumë emigrantë kthehen për të pritur festat në vendlindje, ashtu siç është traditë prej vitesh. Aktualisht, në këtë pikë kufitare po punohet me ritme të qeta, ku fluksi është vetëm në dalje, ndërkohë që më shtimin e fluksit, do të punohet me të gjitha kapacitetet.

Artikulli paraprakBLLOKIMI I QENDRËS, TË GJENDET NJË ZGJIDHJE
Artikulli tjetërRËNIA E EUROS, EKSPORTUESIT: EKONOMIA NË RREZIK