Acari siberian vijon të mbajë të mbërthyer Ballkanin dhe Europën. Në të gjithë kontinentin numërohen të paktën 24 viktima si pasojë e motit të ftohtë.

Bilanci është i rëndë në veçanti në Rumani e Poloni, ku shumë prej të vdekurve janë të pastrehë.

Por të vdekur kryesisht si pasojë e aksidenteve rrugore ka edhe në Serbi, Bullgari e Itali.

I ftohti ka shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor e atë ajror edhe në Gjermani, Francë, Britani të Madhe e Rusi.

Artikulli paraprak“THE GUARDIAN”: TIRANA NJË NGA QYTETET MË MIQËSORE PËR FËMIJËT NË BOTË
Artikulli tjetërMOTI I KEQ/ KJO ËSHTË SITUATA NË VEND DHE MASAT E MARRA