2500 fëmijë në situatë rruge. Agjencia për mbrojtjen e fëmijëve, Prokuroria nuk bashkëpunon për t’i larguar nga rruga

Rreth 2500 femije ne te gjithe vendin ndodhen ne situate rruge. Vetem 430 raste kane nisur te trajtohen nga inistituconet shteterore. Ne diten nderkombetare te ketyre femijeve, Agjencia per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, akuzon Prokurorine per mungese bashkepunimi, per t’i larguar nga rruga keta femije. Alden deri dy vjet me pare e gjeje ose prane xhamise ne Tirane ose tek liqeni artificial. Shoqerohej nga kater femijet dhe kerkonte lemoshe. Ndonese ende nuk ka nje pune dhe serish femijet duhet ta ndihmojne per te nxjerre jetesen kjo nene i gezohet faktit se nuk lypin me e femijet kane nisur shkollen. Me ndihmen e Agjencise per Mbrojtjen e Femijeve tre djemte ndonese 13,12 dhe 11 vjec marrin mesime ne klase te dyte ndersa vajza 8 vjece ne te paren. Ne te gjithe vendin sipas shoqerise civile 2500 femije ndodhen ne situate rruge, 700 prej tyre ne Tirane. Institucionet shtetorore po asistojne rreth 430 raste. Ne rastet kur bashkepunimi i familjes ka munguar te vegjlit jane derguar ne institucionet rezidenciale ndersa te rriturit per ndjekje penale. Fjala eshte per 12 femije dhe 29 shfrytezues. Ne diten nderkombetare te femijeve ne situate rruge Agjencia per Mbrojtjen e Femijeve kerkon bashkepunimin e institucioneve te drejtesise qe te vegjlit te mos rikthehen per te lypur.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, 45 PARTI REGJISTROHEN NË KQZ,MUNGOJNË 28 TË OPOZITËS
Artikulli tjetërLEJUAN KAMIONIN ME 8 TON KANABIS, LIHEN NË BURG POLICËT E QAFË THANËS