Një 35-vjeçar nga Berati është në gjendje kritike për jetën pasi është dëmtuar me sharrën që pret gurët.

Menti Çobo ndodhej në vendin e punës së pronarit Qazim Brahimi në afërsi të Zonës Industriale, kur u dëmtua me sharrë.

Ai u dërgua në fillim në spitalin rajonal “Omer Nishani” në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË BURGUN E REÇIT,DREJTORI I RI DEDE ZHIVANI
Artikulli tjetërZAEV: VENDIMI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE NA DUHET TANI