
Aplikimet për skemat në mbështje në bujqësi janë rritur në krahasim me vitin e kaluar në qarkun Shkodër këtë vit kanë aplikuar 3500 fermere në 9 masa. Sipas drejtuesve të agjensisë rajonale të ekstensionit bujqësorë në Shkodër, kryesisht aplikimet më të larta janë bërë në masat në blegtori, bletari dhe në subvencinet për naftën.
Paralelisht me disbursimin e fondeve vijon procesi I administrimit të aplikimeve si dhe plotësimi I dokumentacionit për ato fermer që kanë mangësi në dosjet e tyre.
Mbështetja në sektorin e bujqësisë përfshinë një skemë me 9 masa siç është mbështetja për tufën bazë të matrikullimit të gjellit dhe të imtave , zhvillimin e bletarisë mbështje për tufën e dosave, fermat organike mbështetje për sipërfaqet e mbjella si dhe riprodhimi i peshkut.
https://youtu.be/r7kJU7lIdqs


