Çdo vit e më në rritje është numri i emigrantëve shqiptarë që fitojnë të drejtën e nënshtetësisë italiane.

Komunitetit i shqiptarëve në Itali është ndër komunitetet e huaja më historike në këtë vend e shumica e tyre kanë përmbushur tashmë ciklin e duhur ligjor për marrjen e nënshtetësisë italiane.

E drejta e nënshtetësisë italiane është e përcaktuar me ligjin 91 të 5 shkurtit të 1992 miratuar në Kushtetutën italiane.

Ka të drejtë të marrë këtë nënshtetësi cdo qytetarë i huaj që jeton dhe është rezidentë me leje të rregullt qëndrimi prej të paktën 10 vitesh në Itali, është i martuar prej 2 vitesh me një shtetas italianë si dhe të gjitha fëmijët e emigrantëve që lindin e janë rezidentë në Itali deri në moshën 18 vjecare.

Statistiakt zyrtare të qeverisë italianë konfirmojnë se përgjatë vitit 2016 e deri më 1 janar të 2017, 36 820 emigrantë shqitparë kanë marrë nënshttetësinë italiane.

59% baraz me 22 mijë shqiptarë kanë marrë këtë nënshtetësi si shkak i përmbyshjes së kritereve ligjore të rezidencës me leje të rregullt qëndrimi në territor, 34% prej tyre e kanë marrë nënshtetësinë italiane për shkak të përcjelljes nga prindërit tek fëmijët apo pasi kanë lindur në territorin italian, ndërsa 5.7% për motive martesore me një shtetas italianë.

Gjatë vitit të fundit janë regjistruar 1480 martesa të përziera ku njëri prej ciftit është me nënshtetësi shqiptare.

Numri i emigrantëve shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë italiane ka shnëuar një rritje prej 5%. duke qënë i parë në numër ndër komunitetet e huaja të pranishme në Itali që kanë marrë nënshtetsiën italiane.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME KANABIS, E KISHTE FSHEHUR NË VALIXHE
Artikulli tjetërBIZNESI I VOGËL NË TVSH, AMNISTI PËR GJOBAT 6 MUAJT E PARË