Numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij sezoni turistik është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Sipas ministres së Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi shifrat flasin për një rritje rreth 40%, krahasur me vitin 2015.

Nëpërmjet dy postimeve në rrjetin e saj social “Facebook”, Ekonomi thekson se “Ky sezon turistik shënon 38% mē shumë vizitorë shtetas të huaj se në 2015 në Hanin e Hotit. Shifra që flasin vetë! Ndërkohe edhe në Morinë 40% më shumë vizitorë shtetas të huaj për këtë sezon turistik” Konkretisht, gjatë periudhës 1 qershor 2015-15 gusht 2015 në pikën kufitare të Hanit të Hotit kanë hyrë 74353 vizitorë të huaj. Nëse i referohemi të njëjtës periudhë për vitin 2016, ka një shtim të numrit të vizitorëve të huaj me 28315 të tillë. Në pikën kufitare të Morinës numri i vizitoreve të huaj gjatë periudhës 1 qershor 2016-15 gusht 2016 është rritur me 282 601 të tillë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2015, nga kjo pike kufitare janë futur 699 746 vizitorë të huaj.

Artikulli paraprakDITA E FOTOGRAFISE, DEDIKIM KEL MARUBIT
Artikulli tjetërTAKIMI NE NISH, RAMA ZBARDH BISEDEN ME VUCIC