Foto ilustruese nga vitet e kaluara

Krerët më të lartë të shtetit pritet të bëjnë homazhe dhe të vendosin kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” gjatë kësaj të shtune, teksa përkujtohen dëshmorët e Atdheut.

Ceremoni do të zhvillohen në Varrezat e Dëshmorëve, ku të pranishëm priten të jenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, si dhe zyrtarë të tjerë.

E si çdo vit, në homazhe pritet të mos mungojnë as veteranët e luftës, që kujtojnë përherë shokët e tyre, si dhe familjarë të dëshmorëve, por edhe qytetarë të thjeshtë.

Ceremoni të ngjashme pritet të organizohen sot në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakRAMA ÇEL KONKURSIN E FOTOGRAFISË DIXHITALE
Artikulli tjetërDITA E DËSHMORËVE/ KOMUNISTËT “RRËMBEJNË” SKENËN: LAVDI SHQIPTARIT TË MADH ENVER HOXHA!