Si sot katër vite më parë, konkretisht 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore…Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti. 5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kolkata tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Ditën e djeshme, për herë të parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog u prezantua në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016 në Vatikan), letra e saj në origjinal e shkruar me disa fragmente në gjuhën amtare, dërguar Presidentit të kohës, Ramiz Alia.

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.

Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varferit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

Me fjalët e Nënë Terezës, dhe një video nga momenti i saj në Shqipëri, por dhe veprat bamirëse, kryeministri Edi Rama, kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e Shenjtërimit të saj.

“Mirëmëngjes dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,është shprehur sot me njëmesazh me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo është një ditë e shënuar për besimin dhe komunitetin katolik, veprimtarët, organizatat dhe lëvizjet humaniste e filantropike në të gjithë botën. Por kjo është një ditë e shënuar veçanërisht për kombin shqiptar.

Ne, shqiptarët, jemi krenarë që i kemi dhënë botës njëkohësisht një shenjtore dhe nobeliste. Është një rast unikal kur një nobeliste shenjtërohet, duke bashkuartokësorenme hyjnoren, kontributin për paqen me përpjekjet titanike për shërimin, mirëqenien dhe lumturinë e të varfërve, të sëmurëve e të pambrojturve.

Nëne Tereza është lartësia e përulur, edukatorja universale e të gjithë njerëzimit dhe për të gjitha kohrat. Sot, në 110 vjetorin e lindjes dhe katërvjetorin eshënjtërimit të Nënë Terezës, të gjithë duhet të reflektojmë. Nëse dëshirojmë të ndërtojmë lumturinë nëpërmjet egoizmit për pasurim apo lehtësimit të varfërisë së të tjerëve nëpërmjet ngrohtësisë, le t’i referohemi Nënë Terezës.

Nëse dëshirojmëtë zgjedhim midis ambicjes për të triumfuar apo dhënies së dashurisë për të tjerët, le t’i drejtohemi Nënë Terezës. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis përparimit nëpërmjet forcës apo nëpërmjet dhimbsurisë njerëzore, le të mësojmë nga Nënë Tereza. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis qaramanëve dhe atyre që bëjnë përditë nga një gjë të vogël, të dobishme, le të veprojmë si Nënë Tereza.

Nëse dëshirojmë që sakrificat e vuajtjet të mos na dekurajojnë, por të na nxisin për t’u ringritur dhe vazhduar luftën në emër të së mirës dhe lumturisë së të gjithëve, shembulli është Nënë Tereza”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Me fjalët e Nënë Terezës, kryedemokrati ka zgjedhur të japë një mesazh në ditën e shenjtërimin e saj. Basha thotë ky 5 shtator duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për gjendjen ekonomike se ku ndodhet vendi.

“Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të dashurisë, dhembshurisë dhe kujdesit për të varfërit e të pamundurit, është mbi të gjitha një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë që sot gjenden mes vështirësive dhe pamundësive.

Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Kjo thënie e Nënë Terezës le të jetë frymëzim për të nisur së bashku ndryshimin, për të ndërtuar një jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë,

me më shumë përkujdesje për të pamundurit, me mundësi për punë e jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, për ditë më të mira për popullin dhe vendin tonë”, shkruan Basha.

1591096256_basha.jpg

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E NIS ME FITORE LIGËN E KOMBEVE, KUQEZINJTË BINDIN NË BJELLORUSI ME GOLAT E CIKALLESHIT DHE BARES
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË LEHTA! S’MUNGOJNË RESHJET E SHIUT…MOTI PËR SOT