Është zhvilluar sot ceremonia përkujtimore për nderë të policit të rënë në krye të detyrës dhe të shpallur “Dëshmor i Atdheut”, Simon Gjeta, I cili ra ne krye te detyres 5 vjet me pare.Ai u vra mbrëmjen e 3 tetorit të vitit 2015, pas një aksioni policor në fshatin Obot I Ri, në përpjekje për të arrestuar një person.

Ceremonia u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku mbajti fjalen Zv/ministri I brendshem Besfort Lamallari dhe Drejtori I Pergjithshem I Policise se Shtetit Ardi Veliu.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, mbeti i vrarë gjatë aksionit për arrestimin e shtetasit Ruzhdi Arishta, në fshatin Obot I ri, pasi ky i fundit kishte plagosur me armë fqinjin e tij. Policia rrethoi banesën e tij, duke menduar se ai nuk ishte brenda për shkak se dritat ishin të fikura, por me të pikasur policinë, Aishta qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të forcave të rendit ku mbeti i vrarë edhe efektivi.

Artikulli paraprakTË MOSHUARIT TË PAKËNAQUR ME HAPËSIRAT PUBLIKE
Artikulli tjetërSHBA-SHQIPËRI, FIRMOSET MEMORANDUMI EKONOMIK