Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, u janë gjetur rreth 150 gr lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në tre pako dhe e amballazhuar me natriban si dhe një armë zjarri pistoletë.

Operacioni i policisë u zhvillua në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet, pranë RTSH-së, ku në prangat e policisë kanë rënë Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë si dhe Gerard Ramaliu. Atyre iu sekuestrua një armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, 2 aparate celular si dhe një automjet tip “Renault”.

Aksioni i policisë ka vijuar edhe në zona të tjera të kryeqytetit deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte ku janë shoqëruar për verifikim në komisariat 67 persona me precedent penal si dhe janë kontrolluar 67 automjete, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike,

Njoftimi i Policisë Tiranë

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga “Shqiponjat”, Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve.

Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy shtetas, ku njëri u arrestua për “Armëmbajtje pa leje” dhe tjetri për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, tre pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, aparate celular dhe automjet.

Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë 67 shtetas, me preçedentë penalë të mëparshëm si dhe janë verifikuar dhe kontrolluar 67 mjete.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e rendit të Komisariati të Policisë Nr.3, në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri Pistoletë.

Shtetasi Arsen Caka, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në mjetin tip “Renaul”, që drejtohej nga shtetasi Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.

Shtetasi Gerard Ramaliu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Janë sekuestruar në total :- armë zjarri “Pistoletë” me fishekë
– 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”
– 2 aparate celular;- automjet tip “Renault”

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Artikulli paraprakHELMON VETEN 60-VJEÇARI, NDËRRON JETË NË SPITAL
Artikulli tjetërKUNDERPERGJIGJJA E ARTA MARKUT: PROKURORËT REFUZUAN DETYRËN