Eshtë përkujtuar në Lezhë 555-vjetori i vdekjës së heoroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.Në ceromonë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishem dhe Presidenti i Republikes Bajram Begaj, i cili i shoëquar nga përfaqësues të Qeverisë dhe autoritete lokale vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe ne vendvarrimin e Gjergj Kastriotit.
efekt

Më pas aktiviteti përkujtimor u zhvendos në ambjentet e qendres kulturore të fëmijeve “Gjergj Lacaj”.Në fjalen e tyre Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, vlersuan kontributin e Gjergj Kastriotit per atdheun.

Teksa theksoi rëndësinë e heroit tonë kombëtar, Presidenti Bajram Begaj u ndal tek diskriminimi ndaj shqiptarëve.Ai iu referua deklaratës së ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick, teksa tha se ka zyrtarë të lartë që po mundohen të fshehin dështimet pas shqiptarëve.

Veprimtaria e organizura nga Bashkia Lezhë për 555-vjetori e vdekjës së Gjergj Kastriotit u mbyll me një koncert muziko-letrar të përgatitur nga pallati i kultures, me këngë, recitime e krijime të ndryshme.

Artikulli paraprakALIBEAJ TËRHEQ ANKIMIMIN PËR STATUSIN NË GJYKATË, KËRKON SHQYRTIMIN E ZHUKRIT PËR RITHEMELIMIN
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ME FUQI TË SHTUAR USHTARAKE NË 2022, RAMA PËR STUDIMIN MBI FUQINË GLOBALE