Në Shkodër të gjithë i këndojnë Lule Borës, Karajfilave, luleve të bukura që sjell pranvera e madje edhe lules së Majit, muajit në të cilin ndodhemi.

E ky qytet i ka kushtuar 150 tekste këngësh dhe 6 Majin e ka pagëzuar si “Dita e luleve”. Kete te shtune,atmosfera e gezueshme do te gumëzhoje në pedonalen e qytetit. Nga festa për fëmijë, tek panairët artizanale, te luleve , t e piktures, fotografise e për ta përmbyllur me një koncert madhështor te te rinjve te talentuar te qytetit te Shkodres. 

Kjo feste në Shkoder festohet plot gjallëri dhe jetë, ashtu siç është mesazhi kësaj dite. Te shtunën të gjithë në qendër të shkodrës për të festuar këtë datë që me Shkodrën është e lidhur ngushtësisht.

 

Artikulli paraprakRËNDËSIA E USHQIMEVE TË PËRGATITURA NË SHTËPI
Artikulli tjetërMADZAR: VLLAZNIA NË KORÇË PËR FITORE