Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Kryetarin e PD, Lulzim Basha, teksa ka shpërndarë një video, ku shfaqet Basha duke thëne se 6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim.

Sipas Ballës, i bie që Luli të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogarit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Qeshëm të gjithë kur tha 7×7=42😂

Qeshëm edhe më shumë kur tha se Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 Nëntor 1944😂

Sot paska këputur edhe një tjetër.

6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim. I bie të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogaritë, o Lul!😂😂😂

Artikulli paraprakDA VINÇI NUK E PIKTUROI KURRË BETEJËN LEGJENDARE TË ANGHIARIT
Artikulli tjetërRAMA IRONIZON BASHËN PËR LAPSUSIN ME BIZNESET: TI JE ARTIST, NUK THEM KOT UNË! 6475 KANDIDATË NË 5746 GJITHSEJ DALIN FITUES NË PD