Korça është zgjuar sot nga tërmeti. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km, ç’ka ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.

Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Kamenicë. Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Siç shihet në foto në disa banesa për shkak të lëkundjes, janë plasaritur muret e shtëpisë. Ata shprehen se kanë rënë 6 tërmete, 2 prej tyre kanë qenë shumë të forta që kanë zgjatur mbi 10 sekonda, e ndërsa 3 të tjerë rreth 4 sekonda.

Artikulli paraprakLETRA E SHTATË/ RAMA-DEMOKRATËVE: BASHA JU BRAKTISI SE KA FRIKË NGA ZGJEDHJET DHE DREJTËSIA
Artikulli tjetërSOT “DITA PA MAKINA”, JA RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN