Një flotë prej 61 eskavatorësh do të shkojnë në shërbim të drejtuesve vendorë, si investim për bujqësinë.

Në aktivitetin e zhvilluar në portin e Durrësit, Rama tha se flota e re është në funksion të shmangies së përmbytjeve dhe garantimit të ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore.

Rama: Flota e re është një risi e pamenduar dhe e paimagjinuar. Nga viti 1993 kur është bërë investimi i parë në logjistikën për mbështetjen e bujqësisë, janë sjellë në Shqipëri 56 eskavatorë për bujqësinë. Nga 56 që janë sjellë nga ’93 në 2001, 16 ishin jashtë përdorimit, ndërsa të tjerët ishin me shumë vite pune. Mosha mesatare e flotës që trashëguam ishte 21 vjeç.Këtu mbrapa janë 61 eskavatorë, të cilëve po tu shtojmë dhe 10 eskavatorët e tjerë që tanimë janë në punë për magjistralet e ujit për bujqësinë bëjnë 71. Në dy vjet ne jo vetëm që i vëmë në dispozicion fermerëve, bashkive dhe sektorit 31 eskavatorë më shumë se nga viti ’93 deri në 2013, por të gjithë akull të rinj për të pasur cilësi maksimale në punë. Rama tha se synohet që çdo Bashki të krijojë Ndërmarrjen e tij të Pastrimit dhe Ujitjes.

Rama: Kryetar nëse Shqipëria në gati çerek shekulli punoi e gjitha me 40 eskavatorë të përdorur që mezi merrnin frymë kur niseshin për punë, kjo flotë do mjaftojë për këtë fazë. Synimi është që Bashkitë e reja të krijojnë me këto mjete bërthamën e ndërmarrjeve të pastrimit dhe ujitjes, të mos kemi më asnjë km kanal të bllokuar.Nëse nuk do kishim pastruar falë kontributit tuaj përmes bashkive, pa llogaritur punën nga bordi i kullimit për magjistralen, më shumë se 2 mijë km kanale, dimri ku jemi do kishte qenë një dimër i tmerrshëm përmbytjesh. Ato që patëm ishin minimale në raport me ato çfarë do na kishin parë sytë. Ishim dëshmitarë se çfarë përmbytjesh patëm në Vjosë para dy vjetësh. Me reshjet e vitit të shkuar nëse nuk do bëhej kjo punë ajo përmbytje do na dukej shaka.Kemi hequr 3.5 milion metër kub plehra, dhera, sendimente. Kryeministri tha se falë kësaj flote të re, do shpëtojnë dhe ai me Ministrin e Bujqësisë.

Rama: Kemi ende shumë punë për të bërë. Jemi të kënaqur dhe unë dhe Ministri që do shpëtojmë nga telefonatat dhe alarmet e kryetarëve të bashkive.

Artikulli paraprakMAS: MË 15 PRILL, PROVIMI I KUALIFIKIMIT PËR MËSUESIT
Artikulli tjetërARMËT BËRTHAMORE , BUSHATI I PËRGJIGJET PRESIDENTIT NISHANI