Moti i keq që përfshiu vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka sjellë reshjet të dendura dëbore në shumë zona të vendit.

Kjo ka bërë që shumë rrugë të bllokohen, duke pamundësuar qarkullimin e mjeteve. 62 familje në njësinë Xibër të bashkisë Klos janë bllokuar.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi po iu përfundojnë ushqimet.
Në Dibër një 50-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, pasi sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

ARRSH raportoi sot për situatën e qarkullimit në të gjithë vendin. Sipas ARRSH situata është normalizuar dhe se problematike vazhdon të jetë gjendja në disa njësi administrative në Kukës.

Artikulli paraprak4 TË SËMURË TË IZOLUAR NGA BORA, 20 BANORËT E FSHATIT HAPIN ME LOPATË RRUGËN
Artikulli tjetërNJË GRUP STUDENTËSH KALOJNË NATËN TEK EKONOMIKU, TEK INXHINIERIA HYJNË ME FORCË BRENDA FAKULTETIT