Kjo është Prenda Bardhok Biba, një 71 vjeçare e cila prej 13 vitesh ndodhet në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Për 18 vite derisa u bë e sëmurë, Prenda punoi si infermiere dhe mami në Hanin e Hotit, Fushë Arrës ku u martua dhe më pas në spitalin e Shkodrës. Prenda zgjodhi vetë që të vijë në shtëpinë e të moshuarve pasi mbeti e vetme. Bashkëshorti e divorcoi ndërsa dy djemtë vijuan jetën e tyre.

Prenda tregon vështirësitë e saj si infermiere mami. Rastet që i kanë mbetur në mendje janë humbja e jetës e një fëmije apo lindjet e vështira në ato vite kur spitali në Fushë Arrës ku ajo shërbeu nuk kishte mjek.

Djali i vogël e ka braktisur prej 24 vitesh duke mos patur fare komunikim që nga momenti kur emigroi kur ishte 20 vjeç. Megjithatë Prenda thotë se nuk do e harrojë asnjëherë dhe qëndron me shpresën se një ditë do ta takojë.

Që nga vitet ’90 kushtet në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër kanë pësuar ndryshime të mëdha. Megjithatë për shumë prej të moshuarve ajo që mungon është prania e fëmijëve dhe të afërmve të tyre.

 

Artikulli paraprakFOTOGRAFJA GJERMANE PROMOVON LIBRIN PËR GRATË
Artikulli tjetër1 TETORI DITA NDËRKOMBËTARE E TË MOSHUARVE