Me vendosjen e kurarave me lule nga drejtuesit më të lartë vendor, dhe me himin kombetar në sfond, është përkujtuar 71 vjetori i kryengritjes së postribës, levizjes së parë antikomuniste ne vend.

Të pranishëm në këtë aktviitet përkujtomor kanë qënë drejtuesit me te lartë të Bashkisë se Shkodrës, përfaqesues të përndjekurve politike, por edhe banorë të zones. Të përndjekurit politike, ishin të drejteperdrejte ne 71 vjetorin e kryengritjes se postribes duke leshuar alarmin se diktatura poi rikthehet vendit.

Kryengritja e Postribës kujtohet në Shkodër si një nga ngjarjet më të dhimbshme, pasi diktatura komuniste vrau gjatë përleshjes 21 burra, si dhe pushkatoi më pas, pa gjyq, 19 të tjerë. Ndërsa 13 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 123 të tjerë u dënuan me vite të ndryshme burgimi, si dhe u dogjën 18 shtëpi dhe mbi 1200 persona u internuan.

Artikulli paraprakVUKATANË, TRENI PËRPLASET ME MAKINËN
Artikulli tjetërNIS SEANCA E PARË E KUVENDIT, BESNIK BARE ÇEL PUNIMET