Tirana përkujtoi sot 76-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të mëdha e më të rëndësishme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve.

Me pankarta në duar dhe më thirrje kushtuar diktatorit Enver Hoxha, anëtarë të Partisë Komuniste, kanë marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin kushtuar 76 vjetorit të “Konferencës së Pezës”.

Komunistët kanë kujtuar diktatorin me thirrjet: “Rroftë Partia Komuniste”, “Enver Hoxha”. Por kujtojmë se organizime të tilla, bëhen çdo vit në Pezë.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË BRUKSEL, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetër“VETINGU”/ ISP PUBLIKON VIDEON ME PREZANTIMIN E ORGANEVE TË REJA DHE FUNKSIONIMIN E TYRE