Për tetë muaj ai ishte bërë i pakapshëm. Ndërsa kishte fluturuar në Shqipëri për t’i shpëtuar drejtësisë italiane një shqiptar 24 vjeçar u arrestua dje pasdite në Preganziol.

Ndaj të riut ekzistonin dy urdhra ndalimi për evazion dhe keqtrajtim në familje, të lëshuar në shkurt nga GIP i Trevisos.

I riu shqiptar 24 vjeçar, ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, me një byzylyk elektronik që e kishte hequr në kohën e ikjes.

Më 31 janar ai kishte arritur të shmangte mbikëqyrjen ishte zhdukur, deri dje pasdite. Në orën 17.00 u identifikua në Venecia në një fluturim tranzit nga Shqipëria.

Ai u kap dhe u dërgua në paraburgim nga uniformat e Mogliano Venetom të cilët pasi e informuan atë për masat e sigurisë ndaj tij, e kthyen në burgun e Trevisos.

Artikulli paraprakURDHRI I VELIUT: NË FILTËR PUNA E POLICISË VENDORE
Artikulli tjetërARRESTOHET JURISTI I HIPOTEKËS NË SHKODËR, NË PRANGA DHE 3 PERSONA TË TJERË