Shqiptarët vijojnë të kenë dëshirë të punojnë jashtë. Ky është përfundimi i një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës.

Sipas këtij studimit, nga 2014-2018 përqindja e shqiptarëve që duan të largohen ka rënë disi, megjithatë, shteti ynë gjendet në listën e vendeve ku 70-80% e të pyeturve duan të punojnë jashtë.

Vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë në nivel më të ulët të dëshirës për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë.

Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit The Netëork janë bashkuar për të krijuar një nga sondazhet më të gjithëpërfshirëse të tendencave të punës dhe preferencat e punës – 366,000 njerëz në 197 vende, me titull “Të dekodosh talentet globale 2018”.

Sipas studimit, ka një rënie e dëshirës për të punuar jashtë vendit, ndonëse vendet që kanë pasur një tendencë të tillë vijojnë të mbeten në shifra të larta siç është rasti i Shqipërisë.

Rezultati është se vullneti i përgjithshëm për të emigruar ka rënë. Pesëdhjetë e shtatë përqind e të gjithë të anketuarve tani thonë se do të lëvizin në një vend tjetër për punë.

Ndërkohë që është ende një numër i konsiderueshëm, është 7 pikë përqindjeje më i ulët se kur është hulumtuar në vitin 2014.

Shqipëria, prej më shumë se pesë vitesh tashmë ka patur një numër të lartë të larguarish nga vendi, ndërsa arsyet kryesore janë ato ekonomike.

Pagat e ulta në vend kanë bërë që të ringjallet edhe njëherë dëshira masive e largimit nga vendi, për të jetuar dhe punuar diku tjetër, ku paguhesh më mirë.

Artikulli paraprakEMIGRANTET, RAMA: S’MUND TË RRINIM SPEKTATORË
Artikulli tjetër38% E TË MOSHUARVE JETOJNË NË VARFËRI