U kapen me 800 kg drogë në Itali, zbardhen përgjigjet e grupit të shqiptarëve

Janë zbardhur detaje në lidhje me operacionin policor të zhvilluar mëngjesin e sotëm në 3 qytete italiane, si Milano, Komo dhe Monza e ku në pranga janë vendosur disa shqiptarë dhe italianë. Të arrestuarit mësohet se akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, nga Shqipëria në drejtim të Italisë ku edhe e shisnin. Shqiptarëve u është kapur një sasi prej 800 kilogramësh marijuanë dhe 3 kilogramë kokainë. Por jo vetëm kaq. Atyre u janë gjetur dhe armë. Policia italiane ka zbardhur mesditën e sotme edhe disa detaje në lidhje me aksionin, si emra, përgjime të realizuara dhe ka bërë publike pamjet e operacionit. Dy prej shqiptarëve që janë identifikuar janë Bledar Bejleri, i cili duket se është koka e grupit dhe Bujar Xhezo, një prej korrierëve të kësaj organizate të trafikut të drogës. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Sperem’.

Artikulli paraprakPASI E QËLLUAN ME ARMË, SHOFERIT TË PLAGOSUR I DJEGIN DHE FURGONIN
Artikulli tjetërTENTOI TË KORRUPTONTE NJË GJYQTARE, PRANGOSET I KËRKUARI