Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Larushk. Ka qenë një automjet tip “Benz” me targa AA 222 FY i cili ka marrë përpara një kalimtare të identifikuar si Burbuqe Dervishi 38-vjeçe.

Gruaja po ecte në anë të rrugës kur është goditur dhe marrë zvarrë për rreth 100 metra nga makina e cila e ka zënë poshtë. Sipas dëshmitarëve gruaja është shoqëruar nga drejtuesi i makinës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda të marra nga goditja e makinës.

Duhet theksuar se po në këtë segment rrugor 38-vjeçarja është personi i tretë që humb jetën në një muaj. Ndonëse është qendër e banuar, në rrugë mungon sinjalistika dhe ndriçimi.

Njoftimi i Policisë :Informacion paraprak.Më datë 04.05.2018, rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tirane, në fshatin Larushk, mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar shtetasen këmbësore B. D. 40 vjece, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 04.05.2018
Artikulli tjetërSENIDA MESI: NË 20 DITË, GATI RRUGA E VELIPOJËS