Politika Editoriale dhe Standardet

1. Parimet e Politikës Editoriale dhe Përzgjedhja e Lajmeve

  • Interesi Publik dhe Paanshmëria: Veprimtaria informative e Star Plus TV udhëhiqet nga parimi i informimit të saktë, të pavarur dhe objektiv. Përzgjedhja e lajmeve mbështetet vetëm në rëndësinë e tyre për interesin publik, duke shmangur çdo ndikim të jashtëm politik, ekonomik apo partiak.

  • Ndarja e Lajmit nga Opinioni dhe Reklama: Star Plus TV mban një kufi të qartë midis raportimit faktik, analizave/opinioneve dhe përmbajtjeve me karakter tregtar. Materialet promovuese, njoftimet komerciale apo partneritetet tregtare trajtohen në mënyrë të tillë që të identifikohen lehtësisht nga audienca dhe nuk ndikojnë në linjën editoriale të lajmeve.

2. Procedurat e Verifikimit të Fakteve dhe Burimeve

  • Verifikimi Paraprak: Përpara publikimit, çdo informacion i nënshtrohet procesit të kontrollit të saktësisë. Redaksia nuk mbështetet në thashetheme apo pretendime të pakonfirmuara.

  • Autenticiteti i Materialeve Audiovizive: Informacionet, fotot dhe videot e ardhura nga rrjetet sociale, aplikacionet e mesazheve apo dëshmitarët okularë verifikohen me kujdes për vërtetësinë e kohës dhe vendit të ngjarjes para se të transmetohen ose publikohen.

  • Burimet dhe Anonimati: Përparësi u jepet gjithmonë burimeve zyrtare dhe të identifikueshme. Në rastet kur një burim kërkon konfidencialitet për arsye sigurie apo interesi madhor publik, mbrojtja e identitetit të tij garantohet sipas standardeve ligjore të gazetarisë.

3. Standardet për Moderimin e Komenteve në Rrjetet Sociale

  • Hapësira e Ndërveprimit: Në faqen zyrtare të web nuk aplikohet rubrikë komentesh të hapura. Ndërveprimi dhe diskutimi me publikun zhvillohet në profilet zyrtare të Star Plus TV në rrjetet sociale (Facebook, YouTube, Instagram, etj.).

  • Filtri dhe Rregullat e Moderimit: Komentet në rrjetet sociale moderohen në mënyrë automatike dhe manuale. Nuk tolerohen dhe fshihen menjëherë komentet që përmbajnë:

    • Gjuhë urrejtjeje, diskriminim race, gjinie, feje apo etnie;

    • Fyerje banale, kërcënime ose ngacmime;

    • Shpifje dhe përhapje të qëllimshme të dezinformacionit;

    • Përmbajtje promovuese të paautorizuara (spam).

  • Raportimi: Publiku ftohet të sinjalizojë komente të papërshtatshme përmes mesazheve direkte në rrjetet tona sociale, në aplikacionet për iOS dhe Android ose me email në: info@starplus-tv.com.

4. Procedura e Korrigjimit të Pasaktësive

  • Nëse gjatë raportimit konstatohet një pasaktësi faktike apo gabim material, Star Plus TV merr masa të menjëhershme për korrigjimin e tij.

  • Përmbajtja përditësohet pa vonesë, duke reflektuar të dhënat e sakta. Në rastet kur ndryshimi prek thelbin e ngjarjes.

5. Mekanizmat e Ankesave dhe e Drejta e Përgjigjes

Star Plus TV respekton të drejtën e çdo personi fizik apo juridik për të kundërshtuar një informacion të pasaktë apo për të ushtruar të drejtën e përgjigjes dhe të përgënjeshtrimit.

  • Adresa e Kontaktit: Çdo ankesë ose kërkesë për përgënjeshtrim duhet të dërgohet me shkrim në adresën zyrtare të emailit:

    info@starplus-tv.com (me subjekt: “Ankesë Editoriale / E Drejtë Përgjigjeje”)

  • Shqyrtimi dhe Afatet: Ankesat shqyrtohen direkt nga Kryeredaktori dhe Redaksia Informative. Përgjigja ose masa përkatëse kthehet brenda një afati nga 24 orë deri në maksimumi 3 ditë pune nga momenti i marrjes së kërkesës së plotë.