Drejtori i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “Fahri Ramadani” (Rus), teksa Haderi po kthehej për në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e vetullës. Pas ngjarjes, Haderi është paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë edhe skanerin, për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtori i AKU-së ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Në njoftimin paraprak, policia bën me dije:
“Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen ‘Fahri Ramadani’ është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGODITET ME SENDE TË FORTA KREU I AKU SHKODËR RAMIR HADERI
Artikulli tjetërBLLOKIMI I AEROPORTIT TË VLORËS, MINISTRI KARAKAÇI: NUK NDËRHYJMË NË KONFLIKTIN DO VENDOSIM PENALITETE DERI NË PRISHJEN E KONTRATËS!