Shkodra është shndërruar në epiqendrën e promovimit të vlerave dhe punës së palodhur të grave nga zonat rurale. Është çelur sot edicioni i 8-të i panairit “Pro Grave Rurale”, ky aktivitet synon të mbështesë sipërmarrjen e grave në fshat, duke promovuar prodhimet bio, artizanatin dhe traditën e zonave rurale.

Përmes këtij aktiviteti, theksi vihet te rëndësia e fuqizimit ekonomik të gruas rurale dhe krijimi i mundësive më të mira të tregtimit.

Edicioni i këtij vitit u fokusua në të drejtën e grave të zonave rurale mbi pronësinë e tokës, me synim e rritjes së ndërgjegjësimit të grave mbi të drejtat e tyre ligjore deh per te advokuar ne te drejtat që garantojnë barazi në pronësinë e tokës dhe shpërndarjen e burimeve prodhuese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTENSIONE PARA MINISTRISË SË ARSIMIT! PROTESTUESIT ME MASKA SHKULIN KANGJELLAT, POLICIA NIS SHOQËRIMET, I ZMBRAPS ME GAZ E SHKOPINJ GOME
Artikulli tjetërKURBIN, BANORËT E ALKUT NË PROTESTË PËR RRUGËN