Vllaznia në volejboll për meshkuj ka marrë një fitore të bukur, por të vuajtur ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhuroi emocione të shumta dhe një rivalitet të fortë, me fituesin që u përcaktua vetëm në setin final. Takimi nisi më mirë për bardheblutë, të cilët fituan setin e parë me shifrat 25-23, pavarësisht se Vllaznia pati momente të mira gjatë lojës. Reagimi i kuqebluve nuk vonoi, teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja fitoi dy setet pasardhëse, përkatësisht 25-22 dhe 25-23, duke u afruar me fitoren.

Megjithatë, Tirana nuk u dorëzua dhe në setin e katërt zhviloi një lojë mjaft të luftuar, duke triumfuar 28-26. Ky rezultat e çoi ndeshjen në setin vendimtar, ku Vllaznia u tregua më e saktë dhe më e qetë në momentet e rëndësishme, duke fituar 15-11 dhe krejt takimin me rezultatin 3-2. Një lajm pozitiv për shkodranët është edhe rikthimi në skuadër i dy volejbollistëve të huaj, Sierra dhe Palacios, të cilët kanë qenë pjesë e Vllaznisë edhe sezonin e kaluar. Me grupin tashmë më të plotë, kuqeblutë synojnë të konsolidojnë paraqitjet e tyre dhe të bëjnë një sezon sa më të mirë në kampionatin e sivjetshëm.

https://youtu.be/6AR3xNRy8CI

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEGNATIA-VLLAZNIA, FLASIN TRAJNERI LASZLO DHE AVDULI
Artikulli tjetërSHKODËR, DHUNË NË FAMILJE, ARRESTOHEN 2 SHTETAS