
Kapsollat e para janë hedhur në Bulevard, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të sheshit “Skënderbej”.Policia po tenton t’i shpërndajë duke ndërhyrë menjëherë me gaz lotsjellës.
Situata në zonë po shoqërohet me lëvizjen e protestuesve përgjatë bulevardit, në kuadër të tubimit të zhvilluar në kryeqytet.
Po ashtu në protestë është hedhur edhe një molotov, ndërsa marshimi vijon ende.


