Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2027. Gjatë prezantimit Malaj, tha se buxheti do ketë 3 prioritete themelore, mirëqenien sociale, stabilitetin social dhe reformat për anëtarësimin në BE. Më tej ministri tha se investimet publike vitin e ardhshëm do të kapin shifrën pre 2 miliardë eurosh.

Një ndër prioritetet e pr.buxhetit të vitit të ardhshëm do të jenë pensionet, teksa ministri shpjegoi se parashikohen afrimi i indeksimit 1.35 miliardë lekë në prill si dhe dyfishim i bonusit mujor me 20 miliardë lekë.

“Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike më të lartat e ndonjëherë, më shumë para për pensionet shëndetësinë, mbrojtja sociale, arsimi por edhe mbrojtja dhe siguria. Janë fusha ku matet përgjegjësia e shtetit. Ka tre prioritete themelore, mirëqenia sociale, stabiliteti fiskal dhe investimet reformat dhe integrimi evropian. Indeksimi do të bëhet në prill 2027, si dhe do të dyfishohet bonusi i pensionistëve, me vlerë 20 miliardë lekë. Deri në moshën 5 vjeç vlera e bonusit të bebeve do të rritet në mënyrë progresive”, tha Malaj.

Ai shprehu se një tjetër pikë do të jetë vijimi i politikës për dyfishimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar si dhe njohja e kontributeve për kujdestarët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUSHTE TË QËNDRUESHME ME ALTERNIME VRANËSIRASH, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË ENJTE
Artikulli tjetërMEGAOPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR! 265 KG KANABIS TË SEKUESTRUARA, 4 TË ARRESTUAR DHE 3 NË KËRKIM