Në Lezhë u zhvillua Festa e Shegës, një aktivitet që i kushtohet këtij fruti simbol të rajonit dhe vlerave të tij në bujqësi, ushqim dhe kulinari. Fermerë dhe shefa kuzhine u bënë bashkë në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku prezantuan prodhimet e tyre, si dhe receta të ndryshme me bazë shegën, e cila po përdoret gjithnjë e më shumë në gatime. Fermerët dhe shefat e kuzhinës vlerësojnë rëndësinë e shegës, jo vetëm si një produkt bujqësor, por edhe për vlerat e saj ushqyese dhe mundësitë që ofron në përgatitjen e recetave të ndryshme.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhanaj, u shpreh se aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për promovimin e produkteve vendase, traditës bujqësore dhe kulinarisë së zonës.

Festa e Shegës është kthyer në një traditë të përvitshme në Lezhë, duke synuar promovimin e këtij fruti, mbështetjen e fermerëve dhe evidentimin e vlerave të produkteve vendase. Përmes këtij organizimi, Bashkia Lezhë synon të ndërthurë bujqësinë me kulinarinë dhe turizmin, duke i dhënë më shumë vëmendje produkteve që identifikojnë zonën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBESËLIDHJA FITON 5-2 NDAJ SOPOTIT
Artikulli tjetër“SHAHISTI I VITIT”