Kryetari i Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale:

💚 Dy vlerësime ndërkombëtare për Shkodrën!

Shkodra fiton çmimin Green Destinations Bronze Award dhe përzgjidhet në Top 100 Good Practice Stories, me historinë “Living Lake, Living Tradition”, në kategorinë Kulturë dhe Traditë. 🌍

Një vlerësim për trashëgiminë tonë dhe lidhjen e veçantë mes liqenit, traditave dhe njerëzve që i mbajnë ato gjallë brez pas brezi.

Këto arritje na motivojnë të vijojmë punën për një turizëm të qëndrueshëm, që mbron natyrën, promovon kulturën dhe sjell më shumë mundësi për komunitetin.

Krenarë për Shkodrën dhe mirënjohës për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë për të! 🙏

#Shkodra #GreenDestinations #turizëmiqëndrueshëm♻️🏞️

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVAU DEJËS, INVESTIM NË RRUGËT E FSHATIT RRANXA
Artikulli tjetërRRËZIMI I HELIKOPTERIT USHTARAK ITALIAN NË BOSNJE, MINISTRI HOXHA: SHQIPËRIA QËNDRON KRAH ITALISË