
Me rastin e Solemnitetit të të Gjithë Shenjtorëve, në Varrezat Katolike të Rrmajit në Shkodër u zhvillua procesioni tradicional, ku dhjetëra besimtarë u bashkuan në lutje dhe përkujtim të shenjtorëve dhe të afërmve të tyre që kanë ndërruar jetë.
Në një atmosferë përshpirtërie dhe reflektimi, kjo ditë e rëndësishme për kalendarin liturgjik të Kishës Katolike përcolli mesazhin e besimit, dashurisë dhe shpresës për jetën e amshuar.
Përmes këtij procesioni, Kisha u bën thirrje besimtarëve të reflektojnë mbi thirrjen për shenjtëri, duke kujtuar se ajo nuk është një ideal i paarritshëm, por një rrugëtim që ndërtohet çdo ditë përmes dashurisë ndaj Zotit dhe shërbimit ndaj të afërmit.


