Kisha Katolike në Shkodër ka kremtuar Meshën e Shenjtë me rastin e Festës së të Gjithë Shenjtërve, e njohur ndryshe edhe si Dita e Shumëve.

Mesha u mbajt pranë Varrezave Katolike të Rrmajit dhe u drejtua nga imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Shkodës
Në mesazhin e tij, imzot Peragine e cilësoi këtë ditë si një moment kujtese dhe reflektimi, por edhe një mundësi për të ripërtërirë besimin.

Festa e të Gjithë Shenjtërve përcjell një mesazh kujtese, mirënjohjeje dhe respekti për ata që nuk jetojnë më, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e vlerave njerëzore dhe shpirtërore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRKUJTOHET FESTA E SHENJTORËVE
Artikulli tjetërU AKSIDENTUA ME MOTOR TEKSA KTHEHEJ NGA SHKOLLA MË 26 TETOR, NDËRRON JETË NË SPITAL 16-VJEÇARI