
Edhe pse viti buxhetor nuk është mbyllur ende, Bashkia Lezhë ka realizuar 94% të të ardhurave të parashikuara, një nivel që sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu nuk është arritur më parë. Shifra u bë publike gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u miratuan edhe disa ndryshime në buxhet. Fondet e mbledhura do të përdoren për realizimin e një tjetër blloku investimesh infrastrukturore në qytet.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku iu përgjigj edhe kritikeve për punën e administratës vendore, duke zgjedhur t’u kundërvihet kundërshtarëve me shifrat e buxhetit, të ardhurave dhe investimeve të realizuara.
Ndryshimet e miratuara në buxhet i hapin rrugë financimit të projekteve të reja infrastrukturore ne Lezhe, duke i dhene zgjidhje shume problematikeve 30-vjecare ne kete qytet.
https://youtu.be/dSlg99O3Rqg


