Prej më shumë se dy dekadash, banda muzikore “The Door Albania” në Shkodër ka dëshmuar se muzika është shumë më tepër sesa art. Ajo është një mundësi për integrim, socializim dhe zhvillim të aftësive të personave me aftësi ndryshe.

E krijuar në vitin 2005, kjo bandë nisi rrugëtimin me nxënës dhe ish-nxënës të shkollës speciale “3 Dhjetori”, me synimin për t’u dhënë mundësinë të bëhen pjesë aktive e jetës kulturore dhe shoqërore.

Sot, banda numëron 22 pjesëtarë, të cilët përmes instrumenteve muzikore kanë gjetur një mënyrë për të shprehur talentin dhe emocionet e tyre. Kastriot Faci, administrator i bandës, tregon rëndësinë e kësaj nisme dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën e pjesëtarëve.

Prej 20 vitesh, pjesë e këtij rrugëtimi është edhe profesori Bepin Vjerdha, i cili ka kontribuar në formimin muzikor të pjesëtarëve. Ai shprehet se kënaqësia më e madhe është të shohësh se si muzika ndikon në jetën e tyre, duke u dhënë vetëbesim, gëzim dhe mundësi të reja.

Gjatë këtyre viteve, banda “The Door Albania” ka realizuar koncerte brenda dhe jashtë vendit, duke përfaqësuar Shkodrën edhe në festivale ndërkombëtare në Norvegji.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA LEZHË ARRIN REKORD NË TË ARDHURAT
Artikulli tjetërPROTESTA E STUDENTËVE, TENSIONE PËRPARA MINISTRISË SË ARSIMIT, POLICIA TENTON T’I LARGOJË NGA ATY