Edhe sot, të rinjtë u grumbulluan në universitete për të protestuar, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më pas ata vendosën pankarta aty, të protestuesve të lënduar gjatë ditëve të protestave.

Studentët marshuan më pas drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku qëndruan për disa orë.

Situata u tensionua kur protestuesit dhe policia po përplaseshin me njëri-tjetrin, pasi efektivët tentuan t’i largonin nga aty.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“THE DOOR”, BANDA ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërRAMA TAKIM NË BRUKSEL ME MARK RUTTEN: DASHAMIRËS I HAPUR I SHQIPËRISË, KËNAQËSI PËR FJALËT VLERËSUESE NË SEKTORIN E MBROJTJES