I themeluar pak kohë më parë me iniciativën e trajnerit të njohur Florenc Çela, ekipi i peshëngritjes së Laçit do të ketë tashmë kushte bashkëkohore për zhvillimin e stërvitjeve. Falë mbështetjes së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë e mundur ngritja e palestrës së re, e cila do të mbajë emrin e Gudar Beqirajt.Në ceremoninë e përurimit të këtij ambienti sportiv ishin të pranishëm përfaqësues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Bashkisë Kurbin, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Iniciatori i ngritjes së kësaj palestre, trajneri i ekipit të Laçit dhe i kombëtares, Florenc Çela, thotë se interesi i të rinjve për t’u marrë me peshëngritje është gjithnjë në rritje. Megjithatë, sipas tij, për të çuar më tej këtë sport dhe për të afruar sa më shumë të rinj, nevojitet një mbështetje edhe më e madhe.

Përmirësimi i kushteve të stërvitjes ishte një domosdoshmëri për ekipin e peshëngritjes së Laçit, i cili në një kohë relativisht të shkurtër është konsoliduar, duke arritur të regjistrojë rezultate dhe suksese në garat sportive. Me palestrën e re krijohen tashmë më shumë mundësi për përgatitjen e sportistëve dhe evidentimin e talenteve të reja, me synimin për ta kthyer Laçin në një nga qendrat e rëndësishme të peshëngritjes në vend.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA-BESËLIDHJA, BARAZIM NË MIQËSORE
Artikulli tjetërDITA E SOTME VIJON ME MOT TË PAQËNDRUESHËM NË VEND, PRITEN RESHJE SHIU DHE SHTRËNGATA